Flash News

Ditari i Opozitës

PD e ndarë në zgjedhjet e 14 majit, Bylykbashi: Do t’i diskreditojmë të gjitha instrumentet e Ramës

PD e ndarë në zgjedhjet e 14 majit, Bylykbashi: Do t’i

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komenton vendimet e marra nga sistemi gjyqësor por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me ngërçin mes të djathtëve.

I ftuar në “Intervistë” në A2CNN, Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama po “çmonton dhe monton” opozitën sipas interesave të tij, dhe “grupimi i Alibeajt po e ndihmon që t’ia arrijë qëllimit.”

“Koalicioni është mekanizmi që na siguron të futemi në zgjedhje, pavarësisht vullnetit të Ramës për të mos na lënë. Pavarësisht dakordësisë pengjeve që ka lënë Rama në PD për të penguar demokratët që të garojnë, kandidatët e tyre që të garojnë, që të marrin votën e të pakënaqurve për të rrëzuar rreshterët e Ramës në pushtetin vendor”, tha ai.

Bylykbashi u zotua po ashtu se i gjithë sistemi, që sipas tij është vënë në shërbim të kreut të qeverisë, do të ekspozohet.

“E kemi detyrim që të ezaurojmë në maksimum hapat e brendshëm dhe pastaj t’u shkojmë mekanizmave të huaj. Do të diskreditojmë instrumentet që përdor Rama, KQZ, gjykatën,” deklaroi ai.

Nënkryetari i PD-së theksoi se qëllimi i Ramës është që në këto zgjedhje vendore të fusë në zgjedhje në logo të PD-së, e cila do të performojë dobët në vota.

Të fundit