Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të ankimojmë vendimin”, Kaso i përgjigjet Alibeajt: Taktikë për të penguar gjykatën

“Do të ankimojmë vendimin”, Kaso i përgjigjet

Pasi gjykata e Tiranës shpalli njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit, kryetari i komanduar në PD Enkelejd Alibeaj e quajti vendim pa fakte duke deklaruar se do ta ankimojnë.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, u shpreh se e drejta për ankimim i takon palës që ka investuar gjykatën me kërkesë, që në rastin në fjalë është Komisioni i Rithemelimit.

“Në teori ky vendim ankimohet vetëm nga pala që ka investuar gjykatën me kërkesë. Dhe pala që ka marrë pjesë është PD e përfaqësuar nga Komisioni I Rithemelimit. Ligji ia njeh këtë të drejtë kësaj pale. Nuk ka vend për ankimim dhe ne si palë nuk do të ushtrojë asnjë të drejtë. Nuk ka palë të tjera që mund të ankimojnë në mënyrë ligjore për vendimmarrjen e sotme. Kushdo është i lirë të çojë çfarëdolloj letre në gjykatë për çfarëdolloj vendimmarrje. Por ligjërisht në teori vetëm PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit ka të drejtë ankimimi”, tha Kaso.

Nga ana e tij, Kaso e ka quajtur deklaratën e Alibeajt një truk për të penguar certifikimin e vullnetit të demokratëve.

“Është qartazi një truk. Edhe pse iu pranua ankesa ushtruan të drejtën për ta ankimuar me qëllim të vetëm që të mos ketë një dosje ligjore të historikut të PD-së që gjendet në historikun e partive dhe të parandalonte shqyrtimin e ditës së sotme. Është paradoksale se ankimimi është bërë para se ti lindte e drejta për ankimim. Ka qenë taktikë për të penguar gjykatën për çertifikimin e vullnetit të demokratëve të 11 dhjetorit”, shtoi Kaso.

Të fundit