Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të mbaj përgjegjësi”, Kaso për Bashën: Është një ‘déjà vu’, taktikë për të fituar kohë

“Do të mbaj përgjegjësi”, Kaso për Bashën:

Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës i cili pohoi se do të merrte përgjegjësi për humbjen e 6 marsit.

Për A2 CNN, Kaso tha se deklarata e Bashës është një taktikë për të fituar kohë. Kaso tha se beteja e Bashës udhëhiqet vetëm nga dëshira e Bashës për të mbajtur karrigen.

“9 vitet e fundit na kanë treguar se aksioni politik i Bashës udhëhiqet vetëm nga një aksiomë, që është ajo e mbajtjes së karriges së kryetarit të partisë, me çdo kusht, pavarësisht disfatave elektorale. Edhe deklarata e sotme e tij, unë jam i bindur që është vetëm taktikë për të fituar kohë, që gjërat të qetësohen. Ndoshta këto janë të reja për mediat, por unë kam kohë që i dëgjoj në PD premtimet për analizë të thellë e reflektime, duke nisur nga viti 2015. Është një “déjà vu” aspak e këndshme për demokratët”, shtoi Kaso.

I pyetur se çfarë do ta bëntë Bashën të jepte llogari, Kaso tha “Nëse nuk është arritur edhe pas këtyre që kanë ndodhur në seli dhe në 6 mars, kur nuk ka me vete më as ata që janë etiketuar si “të besuarit” e tij, i kam humbur shpresat se Basha mund të tërhiqet”.

Të fundit