Flash News

Ditari i Opozitës

"Ç’do të ndodhte me fjalën e Ramës, nëse do shkruhej nga Chat GPT?"

"Ç’do të ndodhte me fjalën e Ramës, nëse

Zv.kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti në një postim në facebook ka  komentuar se çfarë do të ndodhte me fjalën e Kryeministrit Edi Rama nëse do ta shkruante ChatGPT.

Sipas Telitit nëse ChatGPT do analizonte gjithçka çfarë Rama i ka bërë këtij vendi, fjalia e vetme që do shkruante do të ishte ‘Ndjese, kam gabuar, po largohem’.

Postimi i plotë

Ç’do ndodhte me fjalën e KM nëse do shkruhej nga ChatGPT? Jam i bindur se nëse do fusnim në analizë të Chat GPT, çfarë ka ndodhur gjate këtyre 10 viteve, nëse do analizohej nga ChatGPT se cfarë taksash të larta kanë paguar shqiptarët dhe se cfarë ka ndodhur me paratë e tyre.

Nëse do analizohej nga ChatGPT cfarë ka ndodhur me sektorët e ekonomisë, me arsimin, me shendetesine apo edhe me bujqesine.

Nëse do analizohej nga ChatGPT praktikat e tenderave, koncesioneve dhe PPP-ve, nëse do analizohej nga ChatGPT arsyet e largimit të qindra mijëra shqiptarëve në emigrim dhe nëse kjo analizë do ishte baza e fjalës se sotme të Kryeministrit mendoj dhe besoj që fjala e tij do ishte vetëm 10 sekonda e gjatë, nje fjalim me një fjali te vetme: Ndjëse, kam gabuar, po largohem.

Të fundit