Flash News

Ditari i Opozitës

"Do të thyej herësin", Maliqi: LSI fiton 4 mandate në Berat, PS vetëm një

"Do të thyej herësin", Maliqi: LSI fiton 4 mandate në

I renditur i 7-ti në listën e LSI-së në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi shprehet i bindur për marrjen e mandatit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një komunikim me gazetarët, Maliqi tha se LSI-ja do të dalë forcë e parë në qarkun e Beratit me 4 mandate, dy do i marrë PD dhe sipas tij, do të marrë PS-ja vetëm një mandat.

Sipas Maliqit, deputeti socialist Adnor Shameti është kundër PS-së, pasi Rama e la jashtë listës së kandidatëve për deputet. Për Maliqin, Kolegji Zgjedhor dhe Reforma në Drejtësi janë të kapura dhe tani është koha për hapjen e demokracisë.

“Unë do ju bëj me dije se pavarësisht se jam i shtati në listën e Beratit, do të thyej herësin dhe do të futem deputet në Parlament. Për këtë kam garanci të plotë, LSI ka siguruar në qarkun e Beratit 3 mandate dhe po ecën e sigurt drejt mandatit të 4. Do të jem sërish zë kritik, siç isha këto dy vite ndaj qeverisë aktuale, do jem edhe pas qeverisë së ardhshme me kryeministër Lulzim Bashën. SPAK duhet të hetojë abuzimet që po bëhen deri në bashkinë e Beratit. Dua ti them kolegut Klosi, më vjen keq që po kalon natën, sepse po tremb kafshët e fshatit. Rama t’i lë shantazhet ndaj administratës, duke thënë që mos ikni në drejtim të gabuar, sepse ta kenë të ditur që s’do të shantazhojnë popullin. Administrata është e zhgënjyer dhe ndryshimi do të bëhet se s’bën. Lekët që po afrojnë kandidatët e PS që janë të përçarë dhe po zihen për të marrë vota e thyer herësin, i bëj thirrje qytetarëve të mos marrin lekë sepse janë lekë krimi. LSI merr 4, dy merr PD dhe merr 1 mandat PS. Jam mëse i bindur që do të thyej herësin, do të futem deputet dhe do të jem sërish zë kritik nëse nuk mbahen premtimet nga kryeministri i ardhshëm Basha. Në qarkun e Beratit Shameti është kundër PS, ai përdori Xhafajn për Reformën në Drejtësi dhe e la të 24. Majkon e flaku në rrugë, siç flaku Vasilika Hysin, Saimir Tahirin dhe shumë socialistë të tjerë të ndershëm, si Klosi, Balla. Unë them se kolegji u kap ashtu siç u kap Reforma në Drejtësi. Shqipërisë do i rikthehet demokracia, Reforma në Drejtësi është e kapur, dështime komplet, tepsia, timoni, të gjitha me radhë, ka ardhur koha për hapjen e demokracisë. Nesër kam takim me 50 socialistë të pakënaqur, sepse ne jemi forcë e madhe. Të sigurt për një fitore të madhe”, tha Maliqi.

Të fundit