Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja e Bashës, pak orë para 22 marsit, ‘dita e parë e lirisë’

Dorëheqja e Bashës, pak orë para 22 marsit, ‘dita e

Sot Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, post që e mori që në 2013-ën kur Sali Berisha dha dorëheqjen.

Vendimin e shumëdiskutuar prej ditësh në korridoret e PD, Basha e komunikoi në një takim të thirrur në seli më deputetë, anëtarët e kryesisë si edhe krerët e Partisë Demokratike nëpër rrethe.

Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti se Basha këtë vendim e njoftoi pak orë para 22 marsit, ditë në të cilën demokratët përkujtojnë fitoren e zgjedhjeve të 22 Marsit 1992.

30 vite më parë, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e përgjithmonë regjimin diktatorial. 

Partia Demokratike e Sali Berishës, forca e parë politike opozitare që u themelua në Dhjetor të 1990-ës, në kulmin e lëvizjes studentore për liri dhe demokraci. Për demokratët, 22 Marsi, konsiderohet si dita e parë e lirisë dhe e përmbysjes së diktaturës komuniste në vend.

 

Të fundit