Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëhiqet Bushati, Basha i beson Alibeajt drejtimin e PD në Shkodër: Qarku ka nevojë për një funksionar të lartë

Dorëhiqet Bushati, Basha i beson Alibeajt drejtimin e PD në

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka besuar nënkryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeajt drejtimin politik të qarkut Shkodër.

Alibeaj do të zëvendësojë në detyrë Helidon Bushatin. Ky i fundit dha sot dorëheqjen si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër nga situata aktuale që po përjeton PD.

Përmes një deklarate për mediat, selia blu bën me dije se Alibeaj është parë si njeriu i duhur për këtë pozicion, duke arsyetuar se qarku Shkodër ka nevojë të drejtohet nga një funksionar i lartë i partisë.

Duke falenderuar Bushatin për kontributin e dhënë, Basha ka shprehur bindjen se PD në Shkodër do të jetë në krye të fitores së partisë në gjithë Shqipërinë.

Deklarata e PD:

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

Të fundit