Flash News


Ditari i Opozitës

Dorian Duçka kushëri i Metës? Kryemadhi: Me LSI-në ishte i rregullt, u bë lobist i Ramës

Dorian Duçka kushëri i Metës? Kryemadhi: Me LSI-në ishte i

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, teksa komentoi çështjen e McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Rama, iu përgjigje edhe akuzave se ish-këshilltari i tij Dorian Duçka ka qenë pjesë e LSI.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, pas seancës plenare, Kryemadhi pranoi që Duçka ka qenë pjesë e LSI, por shtoi se më vonë u kthye në një lobist të Edi Ramës.

Kryemadhi tha se Duçka kryente të gjitha porositë e tij.

“Dorian Duçka është djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte i rregullt. Në momentin që Edi Rama e ftoi si zyrtar edhe Duçka u bë një lobist i Ramës që bënte të gjitha porositë e tij. Kjo është një çështje që i përke drejtësisë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit