Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja "Aruba"/ Balliu: Dëshmi e qartë e bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisë

Dosja "Aruba"/ Balliu: Dëshmi e qartë e bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, u shpreh se dosja “Rama–Aruba” është një tjetër provë ndërkombëtare që konfirmon lidhjet e kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës dhe skemat e pastrimit të parave përmes kullave në Tiranë.

Sipas Balliut, kullat që ngrihen në kryeqytet, me firmë të vetme të Ramës si kryetar i KKT-së, janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisë.

Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të jetë më strehë për pastrimin e miliardave të karteleve të drogës.

Reagimi i Balliut

Dosja “Rama–Aruba” është një fakt tjetër ndërkombëtar që tregon lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë.

Kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia më e qartë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë.
Shqipëria nuk mund të jetë më strehë e pastrimit të parave të karteleve!

Të fundit