Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja "Aruba"/ Berisha: Rama ka bërë marrëveshje me narkoterroristët për Syrin dhe Malin e Tiranës

Dosja "Aruba"/ Berisha: Rama ka bërë marrëveshje me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se kanë lidhje të ngushta me organizatat narkoterroriste dhe ka theksuar se do ta dërgojnë dosjen "Aruba" në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere.

Ai ka nënvizuar se, sipas tij, marrëveshja që u bë në Aruba përfshinte territore si Syri dhe Mali i Tiranës, duke e cilësuar këtë si një "mynxyrë" për shqiptarët.

Berisha ka akuzuar Ramën se nuk ka mohuar asnjëherë udhëtimin në Aruba dhe se po mbrohet nga përkrahës të fuqishëm, duke theksuar se ky bashkëpunim me narkotrafikantët ka sjellë rrezik për Shqipërinë dhe për rajonin. Sipas tij, ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit dhe të rajonit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama dhe ministrat e tij janë të vetmit në Europë, janë të njëjtë me atë të Venezuelës, me Maduron, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës.

Për shqiptarët dhe qytetarët shqiptarë, kjo është një mynxyrë.
Kur organizatat terroriste, narkoterroriste, detyrojnë ministrat dhe me përqindjen më të lartë vetë Edi Ramën, i cili nuk e mohon dot që ka qenë në Aruba.
I kam shtruar pyetjen disa herë në parlament dhe nuk e ka mohuar asnjëherë udhëtimin e tij në Aruba.

Pra, shqiptarët kanë në krye një organizatë kriminale me mandate parlamenti, me dekrete presidenciale për ministra, por që zhvillojnë takime me organizatat narkoterroriste të Amerikës Latine.

Ky është një lajm për të cilin PD do bëjë gjithçka. Do kërkojë nga vendet partnere... dosjen Aruba ne do ta dërgojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere.
Edi Rama ka mbrojtësit e tij në aktivitetin e tij narkoterrorist, jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar.

Por kjo në mënyrë absolute vetëm sa na imponon ne të jemi më këmbëngulës me përballjen me këtë veprimtari të tmerrshme kriminale, e cila pasqyrohet në dy drejtime themelore, në shndërrimin e zgjedhjeve në farsë elektorale, në shkatërrimin e euros dhe ekonomisë shqiptare, eksporteve, zëvendësimin e saj me narkoeuro dhe kullat e drogës dhe korrupsionit.

Pra, shkrimi i botuar në këtë libër që ka dalë këto ditë në Romë qartëson se marrëveshja ishte për Syrin apo Malin e Tiranës.
Të kesh në krye të ekzekutivit një kriminel si ky, që bën marrëveshje me organizatat terroriste, dëshmon se ky është një skllav i tyre.
Ky është një njeri i rrezikshëm çdo minutë, çdo orë, çdo ditë që qëndron në pushtet, jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin, Europën dhe botën.

Të fundit