Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja ‘McGonigal’, Bardhi shkresë SPAK-ut: Zbardhni përgjegjësinë penale të Ramës, mos e mbroni

Dosja ‘McGonigal’, Bardhi shkresë SPAK-ut: Zbardhni

Gazment Bardhi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme me një shkresë duke i vënë në dispozicion të dhëna të reja të bëra publike nga autoritetet në SHBA, mbi dosjen ‘McGonigal’.

Bardhi, në një postim në Facebook, shkruan se SPAK duhet të hetojë kryeministrin Rama si të përfshirë në aferë, dhe jo ta mbrojë.

“Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë!

Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal.

Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë”, shkruan Bardhi.

Të fundit