Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja Partizani, Gjokutaj: Gjyqtarja Irena Gjoka ‘helmoi’ procesin

Dosja Partizani, Gjokutaj: Gjyqtarja Irena Gjoka ‘helmoi’ procesin

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokuaj i ka kërkuar trupës gjykuese të GJKKO-së shpalljen të pavlefshme të akteve të ndërmarra deri më tani si dhe rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj ish-kryeministrit.

Ai ka listuar të gjitha pretendimet lidhur me këtë proces, ndërsa shton se të gjitha aktet që ka marrë gjyqtarja Irena Gjoka kontaminojnë procesin.

“Prokuroria ka tejkaluar kompetencat duke bërë gjyqtarin, ka marrë edhe rolin e qeverisë. Ne kërkojmë pavlefshmëri. Ne sot bëmë një autopsi, skaner të të gjithë procesit. Janë pavlefshmëri që i bëjnë këto akte nul.

Ky proces është i pavlefshëm, aktet, pasi janë marrë nga një gjykatë, rasti i Irena Gjokës është ulëritës, alarmant. Të gjitha aktet që ka marrë Irena Gjoka kontaminojnë procesin” tha ai.

Të fundit