Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Prokuroria ka përfaqësuar interesat e pushtetit

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Prokuroria ka përfaqësuar

Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit Sali Berisha, paraqiti në seancën e sotme gjyqësore për dosjen “Partizani”, një kërkesë paraprake për shpalljen e pavlefshmërisë së akuzës dhe të gjithë akteve që rrjedhin prej saj.

Sipas avokatit, prokuroria ka tejkaluar kompetencat kushtetuese duke shprehur opinione politike dhe jo duke përfaqësuar interesat e shtetit.

“Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj”, deklaroi avokati.

Të fundit