Flash News

Ditari i Opozitës

Drejtonte rrjetin e drogës, PD nxjerr të dhënat: Ishte patronazhist i PS, bleu vota me kunatin e tij për regjimin Rama-Doshi

Drejtonte rrjetin e drogës, PD nxjerr të dhënat: Ishte

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të  Ndriçim Harkës, zjarrfikësit të Bashkisë Tiranë. Harka akuzohet si drejtuesi i një rrjeti për trafikimin e lëndëve narkotike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thotë se Harka është patronazhist i PS.

Përmes disa të dhënave që ka shpërndarë, ai thotë se ky rast dëshmon kriminalizmin e politikës. Sipas Bardhit, Harka dhe i arrestuari tjetër Edmond Merja (kunati i Harkës) kanë blerë vota për PS.

"Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së", shkruan ai në rrjetet sociale.

Të fundit