Flash News

Ditari i Opozitës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave disiplinore ndaj avokatit të Metës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës, president i Partisë së Lirisë.

Drejtoria akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit për një televizion.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe cënon etikën e komunikimit dhe rregullat e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Të fundit