Flash News

Ditari i Opozitës

“Duhet me harxhu lekë për vota”, Ted Kopliku tregon bisedën me zyrtarin e PS

“Duhet me harxhu lekë për vota”, Ted Kopliku tregon

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Tedi Kopliku ka rrëfyer bisedën me një eksponent të Partisë Socialiste.

I ftuar në A2 CNN, Kopliku tregoi se eksponenti i PS i kishte thënë se “duhet të harxhojë më shumë lekë për vota”.

“Shkarkimin e zotit Veliaj dhe zëvendësimin e tij unë e shoh si pjesë e një skenari të madh, ku regjimi luan pjesën e tij dhe menjëherë pas zgjedhjeve e fut PD-në në një ekuacion pa zgjidhje. Po të futemi në zgjedhje, na thonë pse futeni kur këtu nuk ka zgjedhje; të mos futemi në zgjedhje, thonë nuk paska alternativa opozita. Unë do ju tregoj një histori të shkurtër. Takoj një eksponent të Partisë Socialiste dhe pasi i thashë që kalova disa ditë pushimi në mal dhe aty reflektova. Ma ktheu: “besoj se e gjete përgjigjen e reflektimit, duhet me harxhu më shumë lekë për vota”, tha Kopliku.

Të fundit