Flash News

Ditari i Opozitës

"Duhet ndërruar ky sistem", Këlliçi: PD po përgatit dosjen për tek ODIHR

"Duhet ndërruar ky sistem", Këlliçi: PD po

Kandidati fitues i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi shprehet kundër një bashkëpunimi mes Partisë Demokratike me Edi Ramën, pasi ky i fundit bëri një ftesë të tillë më 27 prill. Sipas tij, një bashkëpunim i tillë është vendim i gabuar, teksa e konsideron kryesocialistin si të keqen më të madhe të vendit.

“Gjëja e fundit që duhet të ndodh në këtë vend është që PD të qeverisë me Edi Ramën. I njëjti Edi Rama i drogës është, nuk ka ndërruar, mbushi Shqipërinë me kanabis, i njëjti që ka vjedhur buxhetin e shtetit. Është vendimi më i gabuar që PD të qeverisë me Ramën. Edi Rama është problemi nuk mund të jetë Edi Rama zgjidhja. Çdo orë që Edi Rama është në pushtet është një orë e humbur për vendin tonë, çdo orë që Rama është në pushtet është një shans më pak për një të ri në vend." tha Këlliçi në OraNews.

Kandidati demokrat tregon se PD po përgatit një dosje me shkeljet që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore, për t’ia kaluar OSBE/ODIHR dhe kancelarive europiane.

“Po përgatitet një dosje vuliminoze nga ana e PD-së, për tu paraqitur pranë OSBE/ ODIHR, pranë të gjithë kancelarive europiane, për të gjithë shkeljet që janë bërë në fushatë. Kam takuar qytetarë që kishin pikëpyetje për programin tonë, por nga ana tjetër  pala kundërshtare nuk kishe një program. Edi Rama është e keqja e këtij vendi, është Edi Rama që ka larguar 500 mijë qytetarë nga ky vend. Edi Rama është problemi I këtij vendi. Po përgatitet e gjithë pjesa e denoncimit." tha Këlliçi.

Më tej, ai shton se gjithë sistemi duhet ndryshuar, teksa thekson se 83 mijë qytetarë nuk kanë mundur të shprehin vullnetin e tyre, pasi votat kanë dalë të pavlefshme. Sipas tij, rrjedhën e zgjedhjeve e ndryshoi ndryshimi i kodit zgjedhor dhe pengimi i koalicioneve.

“Gjithë ky sistem duhet ndërruar që nga kodi zgjedhor. Ato 83 mijë fletë votimi që janë të pavlefshme dhe ishin barazvlefshme me 7 mandate  do kishte ndryshuar të gjithë rrjedhën e zgjedhjeve. Pjesa dërmuese kanë votuar për PD. 83 mijë qytetarë nuk kanë mundur të shprehin vullnetin pasi vota ka dalë e pavlefshme. Ndryshimi i kodit zgjedhor dhe pengimi i koalicioneve, janë mekanizma që çuan në një deformim të ditës së zgjedhjeve.” shprehet kandidati demokrat.

Të fundit