Flash News

Ditari i Opozitës

Duka: Fushata s'ka qenë e egër, rezultati në Durrës del 8-6

Duka: Fushata s'ka qenë e egër, rezultati në Durrës del
Agron Duka

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka foli për fushatën elektorale, të cilën e konsideroi të qetë dhe jo të egër, sikurse ndodh shpesh në Durrës theksoi ai. Sipas Dukës, në Durrës ka elementë, të cilët duan të favorizojnë PS-në.

“Fushata ka qenë e qetë, edhe për shkak të pandemisë nuk kishte takime me numër të madh njerëzish. E lodhshme natyrisht, sepse kemi zhvilluar takime me grupe të vogla. Ambienti s’ka qenë i egër, siç jemi mësuar të shohim në Durrës. Aty-këtu ka elementë që duan të favorizojnë, sidomos Rilindjen”, tha Duka.

I bindur për fitoren e opozitës së bashkuar, Duka i cili renditet i dyti në listën e Durrësit, tha në "Koha për t'u zgjuar" se PD-AN fiton 8 mandate në këtë qark. Ai thekson si shumë të rëndësishme rotacionin politik.

“Unë mendoj se fiton opozita. Opozita fiton bindshëm, problemi është tek numrat. Durrësi do të dalë 8 me 6, ndërsa ka nga ata që do dalë në Durrës 9 me 5 dhe unë iu them mirë do ishte edhe 9 me 5. Duhet rotacion pushteti, që të ikim nga anormaliteti politik, që të votojmë numrin 9, PD dhe Aleanca për Ndryshim. Pjesëmarrja masive jep verdikt të konsoliduar”, tha Duka.

Të fundit