Flash News

Ditari i Opozitës

Duka i përgjigjet Ramës: Të kanë ikur bletët, datat i ndryshojë diktatorët dhe dihet fundi i tyre

Duka i përgjigjet Ramës: Të kanë ikur bletët, datat i

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi si ministër Bujqësie, në shekullin e 5-të p.e.s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka shkruan se kreu i qeverisë ka ndryshuar rrjedhën e shekujve, duke e krahasuar me diktatorin e Taxhikistanit, i cili disa vite më parë ndryshoi kalendarin e vendit. Sipas tij diktatorët janë njësoj kudo dhe kanë të njëjtin “fund të lumtur”.

Postimi i Agron Dukës:

Të të rrojë kosherja se bletët të kanë ikur”.
Udhëheqësi ynë shekullor ka filluar ndryshon dhe rrjedhën e shekujve.
Të njëjtën gjë bëri edhe diktatori i Taxhikistanit disa vite më parë, ndryshoi kalendarin e vendit.
Diktatorët janë njësoj kudo, ndaj kanë të njëjtin “Happy End”.
Ndoshta Rama beson se do të jetë udhëheqësi historik i shqiptarëve deri në shekullin e 25 pas erës tonë.
Për këtë raste dalldisjeje populli thotë: “T’i rrojë kosherja se bletët i kanë ikur”

Të fundit