Flash News

Ditari i Opozitës

Duka takohet me përfaqësues të OSBE-së: Ndryshimet në kod thelluan defiçitin demokratik, pse nuk garova i vetëm

Duka takohet me përfaqësues të OSBE-së: Ndryshimet në
Agron Duka

Aleati i së djathtës, kreu i PAA-së Agron Duka është takuar me përfaqësues të OSBE/ODIHR. Përmes një njoftimi bëhet me dije se fokusi i diskutimeve ishte Kodi Zgjedhor dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira.

Duka iu tha përfaqësuesëve të OSBE-së se ndryshimet në kod ngushtuan hapësirat për konkurim dhe rritje të alternativave të reja politike. Ai ka shtuar se këto ndryshime thelluan defiçitin demokratik, duke theksuar se ruajta e pahapur e listave nuk është 30% por 60% e deputetëve të ardhshëm.

Gjithashtu evidenton se është rritur risku për keqpërdorimin e strukturave dhe fondeve publike nga mazhoranca në funksion të deformimit të rezultatit zgjedhor. Sipas Dukës, heqja e logove të partive politike dhe emrave të kandidatëve nga fleta e votimit rrit ndjeshëm riskun e votave të pavlefshme. Ai nënvizon se PAA humbi të drejtën ligjore për të garuar si forcë politike në të gjithë vendin.

I pyetur nga përfaqësuesit e OSBE/ODIHR se përse PAA-ja nuk kandidoi e vetme, Duka iu përgjigj se "PAA ka një mision ndaj shqiptarëve, rotacionin politik dhe nuk duhet të dëmtonte asnjë votë pro koalcionit. PAA jashtë koalicionit nuk ka asnjë siguri për numrin e votave pasi Shqipëria vuan nga vjedhja e votave dhe politikanët hajdutë të votave janë akoma të padënuar".

Të fundit