Flash News

Ditari i Opozitës

Dumani ‘i shtrin dorën’ për bashkëpunim Arben Ahmetajt

Dumani ‘i shtrin dorën’ për bashkëpunim Arben

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend gjatë raportimit vjetor për punën e institucionit që ai drejton.

Në seancën ku pyetjet e opozitës u përqendruan kryesisht tek çështja e inceneratorëve, Dumani foli për ecurinë e hetimeve dhe statusin e personave të përfshirë, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 persona të të gjitha niveleve. Disa janë me vendime të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim, dhe vijojmë hetimet për fakte të tjera penale që lidhen me këtë veprimtari kriminale”, deklaroi Dumani.

Sa i përket Ahmetajt, kreu i SPAK nënvizoi se deklaratat e tij publike do të vlerësohen “rast pas rasti”, ndërsa e ftoi të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”, u shpreh Dumani, duke lënë të kuptohet një hapje për bashkëpunim nga ana e SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit.

Të fundit