Flash News

Ditari i Opozitës

Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta e konsideroj të çmuar

Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta

Ferdinand Xhaferri dhe Helidon Bushati hoqën dorë nga Primaret në Partinë Demokratike.

Berisha ka shprehur konsiderata për të dy deputetët dhe tha se bashkëpunimin me të dy, e konsideron të çmuar.

Kryedemokrati shtoi se secili është i lirë dhe ka të drejtë të zgjedhë për rrugën që do të ndjekë.

“Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim.

Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi”, u shpreh Berisha.

Të fundit