Flash News

Ditari i Opozitës

Dy kandidatë të PD-së shumë pranë thyerjes së herësit dhe përmbysjes së listave

Dy kandidatë të PD-së shumë pranë thyerjes së

Duket se listat e Partisë Demokratike do të kenë surpriza, pasi dy kandidatë, të cilët nuk renditen në listat fituese janë drejt thyerjes së herësit.

Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, të renditur të 7-tin në Qarkun e Elbasanit, aty ku PD arritit të merrte 6 mandate. Deri tani, kandidati demokrat ka arritur të marrë 9159 vota preferenciale, teksa janë numëruar 436 nga 511 qendra votimit në total.

Herësi tek PD-ja në Elbasan thyeht me 9646 vota, pra Boçit i duhen dhe 487 vota për të siguruar marrjen e mandatit.

Dy kandidatë të PD-së shumë pranë thyerjes së

Kandidati i dytë që duket drejt thyerjes së herësit është Agron Kapllanaj i renditur i 7-ti në listën e PD-së në Qarkun e Fierit, aty ku PD-ja arritit të merrte 6 mandate. Deri tani, kandidati demokrat ka arritur të marrë 8149 vota preferenciale, teksa janë numëruar 393 nga 530 qendra votimit në total.

Herësi tek PD-ja në qarkun e Fierit, thyeht me 10000 vota, pra Agron Kapllanajt i duhen dhe 1851 vota për të siguruar marrjen e mandatit.

Dy kandidatë të PD-së shumë pranë thyerjes së

Të fundit