Flash News

Ditari i Opozitës

Dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, Berisha: Asnjë zyrtar para ligjit, krim shtetëror

Dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, Berisha: Asnjë zyrtar para

Kurbini është ndalesa e radhës e ‘Foltorës’ se ish kryeministrit Sali Berisha.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha ka kujtuar dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa ka kërkuar të mbajë një minutë heshtje në nderim të 51 viktimave.

Po ashtu, Berisha tha se pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga tragjedia, asnjë zyrtar nuk ndodhet para drejtësisë.

Asnjë zyrtar, qeveritar nuk ndodhet para ligjit për tërmetin e 26 nëntorit, krim i dytë i shëmtuar pas braktises së tyre. Për të nderuar kujtimin e tyre ftojmë të mbajmë një minutë heshtje.

Sot pas dy vitesh shumë banorë janë pa strehim, të tjerë në Milot janë në çadra. Uroj që paratë e ndërtimeve në apartamentet e premtuara të mos pësojnë fatin e fondeve për ndërtimin e spitalit memorial. Mblidhemi sot kur vendi ndodhet në situatë kritike. Qeveria për 8 vite ka mashtruar qytetarët, i ka vjedhur e plaçkitur cdo moment, i ka mbuluar me pasiguri të plotë. I ka përzënë nga vendi.

Edi Rama sërish mori mandatin e tretë, pasi varfëroi shqiptarët me shpejtësi në 8 vite”, u shpreh Berisha nga Kurbini.

Të fundit