Flash News

Ditari i Opozitës

"E dua të mbyllur sot"/ Berisha ndan videon: Ja si Rama vodhi pronat e ushtrisë nëpërmjet Xhaçkës

"E dua të mbyllur sot"/ Berisha ndan videon: Ja si Rama vodhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video përmes së cilës ngre akuza se kryeministri Edi Rama ka vjedhur pronat e ushtrisë për t'jua dhuruar oligarkëve nëpërmjet ministres Olta Xhaçka.

Në videon e publikuar nga Berisha dëgjohen dy funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes që debatojnë për urdhrin e ministres Xhaçka e cila u kërkonte që të mbyllnin brenda ditës procedurat e kalimit të pronës së ushtrisë.

“Ministrja e do të mbyllur sot. I thashë që kam hallin e procedurës se ne e marrim vendimin duke dëgjuar vetëm njërën anë, por ai do të thotë që unë jam i pambrojtur",- dëgjohet të thotë personi në video. 

Lidhur me këtë Berisha shkruan se kryeministri Rama po vjedh pronat e ushtrisë duke shkelur çdo ligj nëpërmjet Xhaçkës e cila sipas tij shkelmon mbi Gjykatën dhe Kushtetutën se mbrohet nga kreu i SPAK Altin Dumani.

Postimi i Berishës: 

Ja si Ramaduro duke shkel çdo ligj nëpërmjet Xhaçkes vodhi pronatë e ushtrisë dhe Xhaçka shkelmon mbi Gjykatën dhe Kushtetutën se mbrohet nga Rama dhe mercenar Dumani!

Të fundit