Flash News

Ditari i Opozitës

"E ftoi' në Trekëndëshin e Bermudës, LSI-ja i kujton Bashës besnikërinë

"E ftoi' në Trekëndëshin e Bermudës, LSI-ja i

Një deklaratë e kreut të opozitës Lulzim Basha dje në Kuvend, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama që së bashku me Metën dhe Berishën të formonin Trekëndëshin e Bermudës për 'të qarë hallet', ka ngjallur debat dhe diskutim.

Mirëpo ndonëse u përmend në fjalën e Bashës, nga selia e LSI-së nuk ka asnjë koment për deklaratën e kryedemokratit. Nënkryetari i LSI-së Endrit Braimllari shprehet në një intervistë se preferon të mos e komentojë deklaratën e Bashës, teksa akuzon krerët e opozitës dhe maxhorancës për një 'show' parlamentar.

"Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë. Unë mendoj që një tango e tillë e luajtur në Parlament nuk mund të shërbejë për të hequr vëmendjen nga halli, shqetësimi i përditshëm i qytetarëve. Ajo çka më intereson është që mos përdoren show apo skena në Parlament si ato të ditës së djeshme, për të shmangur vëmendjen nga halli i shqiptarëve," u shpreh Braimllari.

Sa i përket aleancës me Bashën, Braimllari i ka rikujtuar kreut të opozitës besnikërinë e LSI-së ndaj tij. Nënkryetari deklaroi se LSI-ja është vendosur të bëjë opozitë të fortë pas 25 Prillit.

"E para LSI-ja ka bërë të qartë që pas 25 Prillit që është një forcë politike që do bëjë opozitë. Në marrëdhënie me aletatët është besnike. LSI nuk është tërhequr nga jeta opozitare. Jemi të fokusuar në dy drejtime: në jetën parlamentar ku LSI po ngre çdo ditë shqetësimet dhe në organizimin tonë të brendshëm," tha Braimllari.

Të fundit