Flash News

Ditari i Opozitës

"E ka kthyer Kukësin në kampion për emigracionin", Meta: Të dënojmë me votë qeverinë Rama

"E ka kthyer Kukësin në kampion për emigracionin",

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me kreun e PD-së Sali Berisha mbrëmjen e sotme kanë  prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet e Kukësit, Emri Vata.

Mes të tjerash Meta theksoi se Kukësi është kthyer në kampion të emigracionit dhe se prodhuesit dhe eksportuesit po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë.

"Të vjen keq që ‘Rruga e Kombit’ pavarësisht se ka shërbyer për kombin tonë, për fat të keq nuk i ka shërbyer sa duhet Bashkisë së Kukësit. Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për një drejtues të përkushtuar që bashkëpunon me komunitetin dhe ekspertët në gjithë fushat.

Kukësi është kampion për emigracionin fatkeqësisht, por qeveria ka zbrazur edhe xhepat e qytetarëve dhe paratë që sjellin emigrantët përmes luhatjeve të kursit.

Prodhuesit dhe eksportuesit tanë po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë së Edi Ramës. Me votën tuaj keni mundësinë për të dënuar 14 majin e tjetërsimit të votave, por njëkohësisht t’i jepni shpresë fëmijëve tuaj dhe të rinjve të Kukësit.", tha Meta.

Të fundit