Flash News

Ditari i Opozitës

“E kishin dhunuar tmerrësisht”/ Berisha pas deklaratave të nënës së Lear Kurtit: Dënim xhelatëve të Ramës!

“E kishin dhunuar tmerrësisht”/ Berisha pas deklaratave të

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të nënës së Lear Kurtit, e cila shprehu bindjen se të birin ia kishin dhunuar policët. 32-vjeçari ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat.

Berisha i konsideron të drejta dyshimet e saj, ndërsa i shpreh ngushëllimet për humbjen e djalit.

“Dyshimet e drejta të nënës së Lear Kurtit ndaj bandës me uniformë të Rama-Çuçit që i morën shpirtin me dhunë djalit të saj! Ngushëllime edhe një herë nënës për djalin e saj të vetëm, dhe dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit!”-shkruan Berisha në Facebook.

Pasditen e sotme u mbajt protesta e dytë, ku u kërkua drejtësi për Lear Kurtin. Vdekja e tij ka lënë pas dyshime për dhunë policore.

 

Të fundit