Flash News

Ditari i Opozitës

"E nisët detyrën me shkelje"/ Bardhi-Peleshit: Turp t'ju vijë! Kuvendi nuk është partiak

"E nisët detyrën me shkelje"/ Bardhi-Peleshit: Turp

Depueti i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar kryetarin e ri të Kuvendit, Niko Peleshi për shkelje të rregullores.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Bardhi deklaroi se rendi i ditës që u njoftua ditën e djeshme rreth orës 2 duhet të ishte njoftuar me rregull jo më vonë se dy ditë më parë ose një javë përpara. Kjo sipas Bardhit përbën shkelje.

“Dua të shpreh keqardhjen time që detyrën tuaj si kryetar i kuvendit e nisni në shkelje të rregullores. Vetëm dje rreth orës 14 na nisët rendin e ditës. Rendi duhet të njoftohet jo më vonë se dy ditë më parë dhe si rregull një javë përpara. Dhe të nisësh detyrën e kryetarit të Kuvendit në shkelje do të duhet t’ju turpërojë. Ju kërkoj t’i kërkoni ndjesë deputetëve” tha ai.

Bardhi u shpreh më tej se sipas tij shumica socialiste voton ligje klienteliste, të sponsorizuara nga oligarkët. 

“Keni kaluar këtu, ligje të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos. Ky është shqetësimi i Kuvendit dhe jo nëse organizohet në 10 apo 8 komisione. Gjithashtu ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregulloren e Kuvendit diktohen nga kreu i ekzekutivit. Ku ndodh qe del kryeministri dhe thote se komisionet do te diktohen sipas qeverise” tha Bardhi.

 

Të fundit