Flash News

Ditari i Opozitës

E pranon Kryemadhi: Jam në hetim pasuror, do përballem me drejtësinë

E pranon Kryemadhi: Jam në hetim pasuror, do përballem me

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi e ka pranuar publikisht se ndodhet në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme.

E ftuar në Report Tv, Kryemadhi tha se është e hapur të përballet me drejtësinë.

Ajo shton se hetimi ndaj saj nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.

“Çështja e inceneratorëve me dokumentet që unë i kam çuar SPAK, ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar për 3 inceneratorët. Me çështjen e dherave jo vetëm SPAK, por edhe antidroga, gjen paratë e drogës që janë hedhur.

Kanë mundësi të gjejnë ku paratë e drogës janë injektuar. Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën, nga maja e saj, dhe them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë, është ideatori. Nëse denoncimet e mia nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, nuk do të ishim në hetim pasuror dhe nuk më shqetëson pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur.

Dihet se çfarë shtëpia ka Monika. Në shtëpinë e Kryemadhit kanë hyrë të gjithë politikanët. Erion Veliaj shpërndan fjalët, do ta kryejë SPAK. Nuk bashkëpunoj për SPAK-n, po për veten time”, tha Kryemadhi.

Të fundit