Flash News

Ditari i Opozitës

"E vërteta vonon, por nuk harron", PD reagon për Qerim Ismailaj: Një tjetër burgaxhi i Ramës do të largohet

"E vërteta vonon, por nuk harron", PD reagon për Qerim

Partia Demokratike ka reaguar pasi Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Duke e cilësuar një lajm të mirë, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi tha: Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Bardhi thotë se Ismailaj është produkt politik i kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se ka futur kriminelë në Parlament dhe në krye të bashkive.

Ai shton se Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur "kriminelët" që e sollën në pushtet, duke shprehur bindjen se dhe kryeministri do të përballet me ligjin.

Të fundit