Flash News

Ditari i Opozitës

“Edhe sikur të kthehet përmbys...", Beleri ‘i përplas’ dokumentet në fytyrë Ramës

“Edhe sikur të kthehet përmbys...", Beleri ‘i

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë.

Në emisionin “Debat” në A2CNN, Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë”, ka thënë ndër të tjerash Rama.

Për këtë ka reaguar ditën e sotme Beleri i cili me anë të një postimi në Facebook ka përgënjeshtruar deklaratat e kryeministrit.

Kryeministri shpalli vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku hapur deklaroi se prokuroria e Vlorës ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e SPAK, ndonëse Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen, ka thënë Beleri.

Postimi i plotë

Nje kerkese per KLGj

Qe genjeshtrat e Kryeministrit mos te kalojne per te verteta po dhe per sqarim te publikut dhe kujt t’i interesoje, pergenjeshtroj deklarimet e Kryeministrit te dites sedjeshme. Sasia e genjeshtrave ne njesine e kohes ishte impresionuese.

- Policia ne ceshtjen Beleri ka nderhyre ne fund te aksionit, krejt e kunderta me ate qe thone dokumentat Policia ka qene iniciatorja e aksionit, madje aq iniciative kishte sa nje dite para e dinte se cilet prokurore do e merrnin ceshtjen ne Vlore. Bashkengjitur proceserbalin e policise per ndjekjen e Fredi Belerit date 08.05.2023, ora 10 dhe fleten e regjistrimit te dosjes/procedimit penal me nr. 618, ne prokurorine Vlore, qe mban date regjistrimi 09.05.2023, ora 14/48, dhe nje minute me vone eshte caktuar manualisht prokurorja qe policia e dinte nje dite me pare qe do e merrte kete ceshtje. Komentet po ia le profesionisteve qe kane diplome juridiku.

“Edhe sikur të kthehet përmbys...", Beleri ‘i

- Sipas Kushtetutes tone, garantohet ndarja e pushteteve dhe pavaresia e secilit prej tyre. Sot Kryeministri dha tre vendime ne emer dhe per llogari te Drejtesise se Re qe perbejne nderhyrje te hapur ne sistemin gjyqesor.

- Kryeministri shpalli vendimin e arrestimit ne flagrance, dosja eshte ne process ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese. Flagrance ne arrestimin tim nuk ka patur per asnje moment dhe kete e tregojne dhe pamjet filmike qe une jam ndaluar sapo kam dale nga nje restorant ne shetitore te Himares pa pasur kurrefare lidhje me asnje fenomen te shitblerjes se votes, madje 2 km larg dhe vendngjarjes se prezumuar e te montuar keq e me nxitim nga polici qe nuk mban mend asgje dhe paska pas kohe te informoj kryepolicin Rama para se te me arrestonte mua.

“Edhe sikur të kthehet përmbys...", Beleri ‘i

- Kryeministri hapur shpalli vendimin e gjykates per kerkesen time, deklaroi se nuk do me jepet leje per t’u betuar, ndonese gjykata akoma nuk e ka rrezuar kerkesen time! Kryeministri, kesaj radhe tha qe pse u vonuan dhe se cuan qe ne fillim ne gjykate ceshtjen e betimit here te tjera ka thene qe gjykata e ka rrezuar kerkesen e betimit. E verteta eshte krejt tjeter. Kerkesa eshte cuar qysh ne ditet e para sapo gjykata e Vlores me konfirmoi legjitimitetin e mandatit te kryetarit te zgjedhur te Bashkise Himare. Kryeministri me qellim banalizon ceshtjet e ngritura nga Greqia.

Nuk jam une misioni i Greqise, por jane te drejtat e votuesve te Himares qe nuk respektohen duke shkelur Kushtetuten, e drejta e votuesve per t’u shprehur qe mbrohet nga Kushtetuta, e drejta e tyre te qeverisen nga ai qezgjodhen drejtepersedrejti. Po Kryeministri nuk pranon dot njerez te lire te shprehen lirshem. Jane te drejtat per proces te rregullt ligjor qe jane baza e shtetit qe nuk po respektohen dhe po neperkemben ne cdo aspekt te ketij procesi farse te montuar e per inate politike meskine. Nje vend qe synon te jete i barabarte me anetaret e BE, duhet te garantoje procesin e rregullt ligjor sidomos kur jane ne diskutim e drejta e popullit per te ushtruar sovranitetin nepermjet zgjedhjeve.

- Kryeministri shpalli vendimin e Gjykates Kushtetuese, hapur deklaroi se prokuroria e Vlores ka te drejte te ushtroje kompetencat e SPAK, ndonese Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen!! Kryeministri tha qe ai eshte reforma ne drejtesi! Nuk duhen gjykatat, vendimet i jep Kryeministri! Ai vlereson kompetencat e prokurorive dhe gjykatave, ai vlereson provat, ai jep vendimin dhe denimin. Para cdo seance gjyqesore te kerkesave te mia Kryeministri jep vendimin paraprakisht. Pres reagim nga Keshilli i Larte Gjyqesor, do e ndjeje kesaj radhe presionin ndaj pushtetit gjyqesor apo e ndjen presionin vetem kur ndonje hallexhi shan ndonje gjyqtare per pamjen e jashtme.

Fredi Beleri

 

 

 

Të fundit