Flash News

Ditari i Opozitës

Edith Harxhi: Rama kërkon të zhdukë opozitën për të qeverisur lirshëm pas 2025

Edith Harxhi: Rama kërkon të zhdukë opozitën për

Edith Harxhi i ka cilësuar sulmet ndaj opozitës dhe kryedemokratit Sali Berisha, sulme politike me qëllim zhdukjen e opozitës shqiptare.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Harxhi u shpreh se ky është një projekt i nisur prej kohësh, që kur Berisha u shpall “non-grata” nga SHBA-të.

“Mendoj që ky është një sulm politik për të zhdukur opozitën nga Shqipëria dhe për të qeverisur lirshëm pas 2025 duke qënë se janë disa pseudo opozitarë, që nuk janë opozitarë por janë bashkëqeverisës, të cilët kanë rënë dakort me lëmoshë dhe të mbajtur peng nga qeveria, për të bashkuar votat me ta dhe natyrisht për të bërë të mundur këtë projekt kaq të madh.

Nuk mendoj se është një projekt që ka ndodhur tani, është një projekt që ka nisur prej kohësh, që atëherë kur u mundësua nongrata për zotin Berisha, ku ne nuk e kemi parë një dosje përsa i përket nongratas, të paktën nga njëra palë, dhe në fund kulmoi me ngritjen hetimit nga ana e SPAK kundrejt liderit të opozitës.

Kjo ndodhi menjëherë pas 14 majit kur u pa që opozita mori diku 600 mijë vota në përgjithësi, pa sigël, pa vulë, pa emrin e kryetarit të opozitës dhe kjo mund të ishte kërcënim për 2025”, tha Harxhi.

Të fundit