Flash News

Ditari i Opozitës

Emërimi i drejtorit të RTSH-së, PD: Vendimi i Këshillit është nul, Rama hodhi në erë balancimin politik

Emërimi i drejtorit të RTSH-së, PD: Vendimi i Këshillit

Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit të drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Joti.

Deputeti dhe njëherazi kreu i Komisionit të Medias Agron Gjekmarkaj ka reaguar me një postim në Facebook, duke e konsideruar emërimin e Jotit në krye të RTSH-së, të realizuar përmes një procesi votimi të paligjshëm.

Gjekmarkaj shkruan se për sa kohë që PD-ja është e papërfaqësuar në Këshill dhe disa nga anëtarët janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e saj, do ta konsiderojnë vendimin nul.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar.

Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij. Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias.

Të fundit