Flash News

Ditari i Opozitës

Emigrantët, Berisha: Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij

Emigrantët, Berisha: Rama po ndërhyn në politikën e

Lideri i demokratëve, Sali Berisha doli në një deklaratë nga selia blu, ku shprehu edhe një herë mbështetjen ndaj protestës së pedagogëve.

“E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së. Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marr gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama”, tha Berisha.

Ky i fundit u ndal edhe çështja e emigrantëve shqiptarë në Britani. Nisur nga deklaratat e kryeministrit, i cili fajëson MB se ka dështuar me politikat e saj për frenimin e emigracionit, Berisha tha po ndërhyn në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij. Më tej akuzoi Ramën se me keqqeverisjen e tij ka nxitur largimin masiv të shqiptarëve.

“Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit. Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.

Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati garantoni ndërkombëtarët se PD do aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

“Edhe njëherë, dënoj këto qëndrime dhe deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak më madhor i këtyre është Edi Rama dhe qeveria e tij. PD do të aplikojë, siç ka faktuar në të kundërtën, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do të jetë, do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në strofullin ku jetojnë, por ndaj bosëve të mafias në zyrat e shtetit”, shtoi Berisha.

Të fundit