Flash News

Ditari i Opozitës

“Enki, Gazi e Jorka marioneta të Ramës”, Noka debat me Bardhin: U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu

“Enki, Gazi e Jorka marioneta të Ramës”, Noka debat me

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate, përplasje dhe përjashtime. Deputeti demokrat Edmond Spaho u përjashtua nga seanca pasi i etiketoi socialistët si ‘bastardë’.

Menjëherë pas përjashtimit të Spahos, reagoi Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, i cili iu drejtua socialistes Ermonela Felaj duke i rikujtuar sharjet e ofendimet e Ramës në Kuvend, të cilat Felaj i kalonte duke qeshur.

Në debat me Nokën është përfshirë edhe Gazment Bardhi. Noka përmendi Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeajn dhe Bardhin duke i cilësuar marioneta të Ramës.

Kjo solli reagimin e Bardhit i cili tha se demokratët janë urdhëruar nga Berisha të bashkojënvotat me PS-në, për të kundërshtuar ngritjen e Komisionit të Investimeve. Noka iu drejtua Bardhit duke i thënë se u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, teksa iu referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Pjesë nga debati:

Noka: E dini ju që Enki, Gazi, Jorka nuk dalin dot nga shtëpia. Dhe ju i i keni caktuar opozitë. A e dini ju që i gjithë populli opozitar nuk është për pazar me ju. Ku iu çon mushka me këtë histori. A e bëtë një Komision për Iceneneratorët, iu bë lavazh Edi Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve i vjedhjes së votave më 25 prill Unë e di që ju funksiononi këtu me disa marioneta, por jo me ne. Sepse ne shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do ju rrëzojmë.

Bardhi: Dil dhe merr leje te doktori dhe sqaro demokratët se përse Berisha u ka dërguar mesazh që bashkë me socialistët të bllokojnë komisionin për investiimet. Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur asnjëherë në zyrën tuaj.

Noka: I vetmi që u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, nuk ka pasur më parë ky parlament.

 

Të fundit