Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e detit me Greqinë, Basha: Një dështim i politikës së jashtme, ne do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare

Çështja e detit me Greqinë, Basha: Një dështim i

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar një nga dështimet e qeverisë çështjen e detit me Greqinë.

I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' , Basha tha se zgjidhja e saj duhet të kishte ndodhur tashmë, dhe se qeveria duhet t'i drejtohej gjykatës ndërkombëtare.

Lulzim Basha: Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Ilir Babaramo: Aty po shkojnë të dyja palët.

Lulzim Basha: Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.

Të fundit