Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e inceneratorëve/ Deputeti i PD: Nëse SPAK i shkon në fund hetimit, “digjet” gjysma e qeverisë

Çështja e inceneratorëve/ Deputeti i PD: Nëse SPAK i shkon

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka folur për çështjen e inceneratorëve. Sipas tij, shkeljet janë flgrante dhe nuk mund të mbulohen dot.

Ai shtoi se Komisioni Hetimor do të mbledhë provat për t’i vërtetuar shkeljet, duke theksuar se verdiktin e japing institucionet e drejtësisë,

Gështenja tha për “ABC Live” se nëse SPAK do ti shkojë deri në fund hetimit të kësaj çështjeje, që sipas tij, ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh do të “digjet” gjysma e qeverisë.

“Komisioni hetimor nuk është prokurori dhe gjykatë por një komision hetimor për rastet që janë shkelje, fundi është që përfundimi i këtij hetimi të vendoset në dispozicion, SPAK është duke hetuar nëse do të shkojnë deri në fund hetimet më shumë se gjysma e qeverisë do të digjet.

Shkeljet në këtë aferë janë flagrante nuk i mbulojnë dot, ajo që kam konstatuar është se kjo mazhorancë në këto tetë vjet nuk kanë pasur frikë nga ligji nuk ka ndodhur në këto 30 vite një gjë e tillë.

Nëse shqiptarët kërkojnë që të rikthehet demokracia ky do të jetë hapi i parë i drejtësisë. Nuk janë pak 430 milionë euro, që mund të ndryshonin  infrastrukturën rurale”, është shprehur deputeti.

 

Të fundit