Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja Gërdeci, Mediu: Do jem në çdo seancë, dua të dalë e vërteta

Çështja Gërdeci, Mediu: Do jem në çdo seancë,

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit, theksoi se do jetë në çdo seancë, dhe që dëshiron të dalë e vërteta.

Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit, të detyrimeve të NATO-s dhe BE-së.

Po ashtu ka pasur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes për Gërdecin.

Sot vura në dispozicion një dokument të Policisë Ushtarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë, duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Sot ka nevojë të kuptohet që, ky demontim ishte domosdoshmëri, detyrim ligjor, sepse ishte çështje sigurie për rajonin. Kërkesa ishte e vlerësuar sipas procedurave.

Kam bërë detyrën time në përputhshmëri me të gjitha aktet,” tha Mediu.

Të fundit