Flash News
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Trump shpall në minutat e tij të para në detyrë një "emergjencë kombëtare"
Falja e gjobave, Sula-mazhorancës: Meqë u dhimben njerëzit, ju kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek?
Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka treguar mazhorancës të vërtetën në sy, sa i përket projektligjit që kanë propozuar për faljen e gjobave.
Sula u shpreh se ishte pikërisht kjo mazhorancë e cila jo vetëm vendosi gjoba, por edhe burgosi njerëz për një dritare e një kotec pulash, dhe është po kjo mazhorancë që sot kërkon t’i falë.
“Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuar për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, tha Sula.