Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë fshihet pas tërheqjes nga gara për Shkodrën? Si përgjigjet Ademi

Çfarë fshihet pas tërheqjes nga gara për Shkodrën? Si

Kryebashkiakja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi u tërhoq nga kandidimi për këtë post. Ademi ishte emri më i lakuar nga lista e Komisionit të Rithemelimit për këtë bashki.

Ajo ka folur sërish për vendimin që ka marrë, pasi ka hedhur votën e saj për primaret. Në një prononcim për gazetarët, Ademi u pyet nëse fshihet diçka pas vendimit që mori.

Ajo e mohoi këtë, duke theksuar se arsyeja lidhet me avantazhin që do të kishte ajo në këtë garë, krahësuar me kolegët. Ademi ka vënë theksin te mbështetja e saj ndaj ish-liderit Sali Berisha.

“Jo unë kam qenë krejt e qartë besoj. Jam përpjekur të jem e strukturuar dhe e qartë për të gjithë, në mënyrë që të gjithë ta lexojnë ashtu siç e kam shkruar. Kam qenë e bindur për një hap që përfaqësimi i të gjithë atyre njerëzve që duhet dhe mund të drejtojnë vendin, Shkodrën në këtë rast, duhet të jetë një grup, pjesë e grupit jam edhe vetë.

Jam nga ato që e kam mbështetur lëvizjen e Sali Berishës, do vijoj të jem aktive për këtë. Të sigurohemi që do të kemi pjesëmarrje sa më të mirë të njerëzve që mbështesin gjithë kandidatët ne do sigurojmë një maksimalizim të përfaqësimit të qytetit. Një thirrje për qytetarët për të votuar në 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që ne duhet ta japim”, tha Ademi.

Kjo e fundit shprehu vlerësimin për këtë mënyrë të të zgjedhurit të kandidatëve, duke shtuar se duhej aplikuar kohë më parë.

“Ky është procesi demokratik që për herë të parë grupi i Rithemelimit të PD në Shkodër bën për të zgjedhur nga anëtarësia të zgjedhurin e tyre që do të jetë nesër kandidat për zgjedhjet e 6 marsit. Është procesi i parë që ndodh. Për mua është shumë vonë. PD do duhet ta kishte bërë shumë kohë përpara. Përzgjedhja është proces meritokracie. PD ka pasur shumë nevojë”, deklaroi Ademi.

 

Të fundit