Flash News

Ditari i Opozitës

Voltana Ademi konfirmon tërheqjen nga zgjedhjet e 6 marsit: Gjykoj se jam në avantazh përballë kolegëve

Voltana Ademi konfirmon tërheqjen nga zgjedhjet e 6 marsit: Gjykoj se jam

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, është tërhequr nga gara në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka konfirmuar tërheqjen nga gara, duke argumentuar se për shkak të pozicioneve të mëparshme publike dhe angazhimit disavjeçar në PD, e sheh veten më në avantazh se kolegët e tjerë.

“Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në "primaret" që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër”, shkruan Ademi në Facebook.

Ademi, thekson në statusin e saj, se pavarësisht tërheqjes nga kandidimi për kryetare e Bashkisë Shkodër, do të mbetet në mbështetje të çdo demokrati.

“Unë jam në mbështetje të çdo demokrati, të strukturave ndaj të cilave unë ndjehem e detyruar për vlerësimin në vijimësi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë”, shkruan Ademi.

Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit do të mbajë nesër primaret për të zgjedhur kandidatët që do të garojnë më 6 mars. Emri i Ademit, në listën e kandidatëve të Shkodrës, mungonte ndërsa pretendent për Shkodrën është edhe Bardh Spahia.

Të fundit