Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë nuk u pa nga protesta e PD para kryeministrisë

Çfarë nuk u pa nga protesta e PD para kryeministrisë

Sot në mbrëmje u zhvillua “Foltorja 2”, protesta e radhës e Partisë Demokratike para godinës së Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Çfarë nuk u pa nga protesta e PD para kryeministrisë

Tubimi nisi rreth orës 18:00, ku demokratët u mblodhën me pankarta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti protestuesit e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, duke deklaruar se opozita ka nisur ‘betejën përfundimtare’ kundër Edi Ramës.

Berisha ka bërë thirrje edhe për mobilizim të opozitës dhe qytetarëve, duke e cilësuar zënien e sheshit për tre javë si objektivin kryesor të betejës kundër qeverisë Rama. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se data 22 shënon protestën e përgjithshme kombëtare dhe se opozita është e vendosur të përdorë ‘të gjitha format e rezistencës’ deri në largimin e kryeministrit. 

Çfarë nuk u pa nga protesta e PD para kryeministrisëÇfarë nuk u pa nga protesta e PD para kryeministrisë

Gjatë foltores, fjalime mbajtën edhe deputetë e anëtarë të PD-së, ndërsa vetë Berisha theksoi se protesta do të vazhdojë të mbahet çdo javë deri në arritjen e objektivave të opozitës.

Rreth zonës u morën masa sigurie nga policia dhe disa rrugë u bllokuan përkohësisht për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Çfarë nuk u pa nga protesta e PD para kryeministrisëÇfarë nuk u pa nga protesta e PD para kryeministrisë

 

Të fundit