Flash News

Ditari i Opozitës

Felaj nuk lexon shkresën, Bardhi: Lexoni me guxim edhe pse nuk ju pëlqen

Felaj nuk lexon shkresën, Bardhi: Lexoni me guxim edhe pse nuk ju

Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje mes zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj dhe kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit. Shkak u bë shkresa e firmosur nga deputetë demorkatë dërguar Kuvendit e cila njeh Bardhin si kreun e grupit, të cilën Felaj nuk e lexoi.

Bardhi i kërkoi të veprojë sipas axhendës dhe rregullores dhe të lexojë shkresën i pëlqen ose jo Felajt.

Debati

Bardhi: Sipas dakordësisë, kryetarja na la 1 javë kohë që të bëhej 1 axhendë se kur do të shqyrtoheshin projektligjet. Do duhet që kalendari i punimeve të ketë të përcaktuar datën kur shqyrtohet seanca. Keni marrë njoftim nga grupi i PD, lexoni me guxim edhe pse nuk ju pëlqen, vendimin e grupit të PD. Nuk mund ti zgjidhni shkresat që lexoni, duhen lexuar të gjitha, pavarësisht nëse ju pëlqejnë ose jo.

Felaj:Ne ramë dakord të gjithë për të gjitha propozimet që u bënë. Sikundër ashtu si ishte lënë detyrë, të gjithë kryetarët raportuan për ecurinë e nismave legjislative. Nuk ka pasur afat, fjala juaj ka ardhur pas votimit. Ka pasur dakordësi për kalendarin.

Bardhi: Nuk thashë që kishim lënë afat, por 1 javë kohë komisioneve që të përgatisnin një axhendë. Për kalendarin, e vërtetë që u bënë propozime, miratuam 3. Kur erdhi propozimi për kryetarin e PD, nuk ramë dakord. Do duhet ta hidhni me votim në seancë.

Felaj: Ka replikë me kryetaren e Kuvendit dhe nuk e konsiderojmë njoftim për ta lexuar

Bardhi: Ju nuk çmoni dot njoftimet e grupit të PD, por t’i lexoni, Nuk ka replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit nëse e lexoni shkresën, nëse keni guxim, do lexoni vendimin e kreut të grupit parlamentar. Ju nuk munt ë bëni asnjë interpretim mbi këtë vendim, thjesht informoni seancën.

Felaj: Atë që duhet ta thoni ju, nuk e thatë. Nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme.

Të fundit