Flash News

Ditari i Opozitës

Fitoi degën e PD në Pogradec, Genti Çela në ‘Politiko’: Tani fillon rruga e gjatë për demokratët

Fitoi degën e PD në Pogradec, Genti Çela në

Genti Çela u shpall fitues i degës së PD në Pogradec pak ditë më parë.

Duke folur në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Çela tha se në zgjedhje kishte pjesëmarrje të madhe, ndërsa shtoi se tani nis rruga e gjatë për demokratët.

“Ishte një garë e vështirë. Tani fillon barra për të bërë bashkë zëra përballë pushtetit, problemet e së cilës dihen. Tani nis rruga e gjatë e një angazhimi të madh me demokratët. Kemi marrë përsipër hapjen e partisë.

Në zgjedhjet për kryetar dege kishte pjesëmarrje të madhe, ishin 703 votues anëtarë dhe unë mora 380 vota përballë ish kreut të PD të Pogradecit”, tha Çela.

Të fundit