Flash News

Ditari i Opozitës

Flet nga samiti i PPE, Këlliçi: PD nuk është përjashtuar, as pezulluar

Flet nga samiti i PPE, Këlliçi: PD nuk është

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi hodhi poshtë raportimet e disa mediave për penalizimin e PD nga Partia Popullore Europiane.

Duke folur nga Samiti i PPE në Rotterdam, Holandë në Syri tv, Këlliçi tha se PD nuk është përjashtuar dhe as pezulluar, ndërsa shtoi se PPE ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me situatën në PD, në mënyrë që demokratët ta zgjidhin vetë çështjen.

"Mediat e Ramës dolën blof, Tabaku nuk vjen në PPE me të drejtë vote, por vjen si delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Nuk është delegate e PD në Rotterdam. Deri në zgjidhjen e çështjes tonë ligjore është kërkuar që PD të mos jetë e përfaqësuar. Në mbledhjen e parë tre orëshe nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga ne.

Ditën e nesërme do të ketë disa panele, unë jam i ftuar në orën 11:00 ku do të flitet për Ballkanin, zonja Vokshi do të jetë gjithashtu me mua. Nuk ka asnjë përjashtim, asnjë pezull të PD, por ka një vullnet të PPE për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të PD dhe për t'i lënë demokratët që ta zgjidhin vetë këtë çështje", u shpreh Këlliçi. 

 

Të fundit