Flash News

Ditari i Opozitës

Fletëpalosja ‘pikante’ e protestës së 7 korrikut: 7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)!

Fletëpalosja ‘pikante’ e protestës së 7 korrikut:

Nesër mbahet protesta e 7 korrikut e thirrur nga Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile.

Një ditë para protestës ka dalë edhe fletëpalosja e 7 korrikut, e cila nis me fjalët “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”.

Më tej në fletëpalosje shkruhet “Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi Kauzave”.

Megjithatë fletëpalosjes së protestës, nuk i ka munguar edhe një thumb për Lulzim Bashës. Duke kujtuar gafën e Bashës në Kuvend, në fletëpalosja është shkruar: se “7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!”.

Në fletëpalosje janë renditur 49 arsye për të protestuar më 7 korrik, të cilat simbolizojnë edhe thëniet apo shprehjet që janë përdorur deri tani në protesta e tubime të ndryshme kundër kauzave të ndryshme.

Fletëpalosja ‘pikante’ e protestës së 7 korrikut:

Të fundit