Flash News

Ditari i Opozitës

Flutura Açka jep dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukimit

Flutura Açka jep dorëheqjen si kryetare e Komisionit të

Deputetja demokrate Flutura Açka ka deklaruar  se ka dhënë dorëheqjen, si kryetare e komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

Njoftimi u bë prej vetë Açkës sot në mbledhje e parë të komisionit dhe sqaroi se është në pritje së miratimit.

“Të jem e sinqertë ndjej jo vetëm fyerje të kësaj natyre, në lidhje me punën, por edhe çështje etike me ju. Unë i kam  kërkuar kryetarit të partisë time dorëheqjen nga ky Komision, sepse kam turp me njerëz të cilën nuk kanë minimum njerëzor. Dorëheqja nuk më është aprovuar dhe jam duke pritur”, ka thënë ndër të tjera Flutura Açka.

Kjo është dorëheqja e dytë në këtë komision, pasi edhe nënkryetari Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen dhe priten zëvendësimet

 

Të fundit