Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Veshja e pazakontë e Dashnor Sulës në Kuvend

Foto/ Veshja e pazakontë e Dashnor Sulës në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u paraqit sot në Kuvend i veshur në një mënyrë aspak të zakonshme.

Sula mante në dorë një tufë qepë dhe kishte veshur një uniformë infermiere, në të cilën shkruante AZHBR dhe STERILIZIMI.

“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston. Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale. Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të vazhdojë deri sa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese”, tha ai.

 

Të fundit