Flash News

Ditari i Opozitës

“Fshehu dënimin në Angli”, Bano i përgjigjet PD-së: Kam qenë emigrant, sulmi politik do ndiqet me ligj

“Fshehu dënimin në Angli”, Bano i përgjigjet

Partia Demokratike i dorëzoi sot KQZ-së një kërkesë për verifikimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton Bano. Në kërkesën referuar KQZ-së, PD argumenton se Bano është dënuar në Angli për vjedhje.

Vetë kandidati ka reaguar me një deklaratë në faqen e tij zyrtare. Bano shkruan se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në Angli, por ka jetuar si një emigrant dhe ka pasur jë leje qëndrimi që e lejonte të lëvizte deri në vitin 2010.

“Deklaroj se nuk kam qënë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës. Deklaroj se në Angli kam jetuar si cdo emigrant i ketij vëndi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lëjonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010. Deklaroj se të gjitha portalet gjobvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin pergjigjen e merituar në 6 Mars e do pergjigjen para ligjit”, shkruan Bano në Facebook.

Ai e ka ilësuar të gjithën një sulm politik duke paralajmëruar edhe ndjekje në rrugë ligjore. “Sulmi politik I sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, vijon Bano.

Të fundit